Thursday, 21.11.19 to Monday, 25.11.19 - Tirana

Thirrje për pjesëmarrje në projektin: “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2019

“Demokracisë i nevojiten demokratë!”- Friedrich Ebert.

 

Fondacioni “Friedrich Ebert” që prej vitit 2010 zhvillon projektin “Loja Simuluese mbi Politikën Vendore,- Pa Rini nuk ka Shtet!”.

Photo: FES Tirana

Fondacioni “Friedrich Ebert” që prej vitit 2010 zhvillon projektin “Loja Simuluese mbi Politikën Vendore,- Pa Rini nuk ka Shtet!”. Ky projekt është aplikuar në mbi (40) njësi të qeverisjes vendore (Bashki dhe ish-Komuna) dhe deri tani janë trajnuar mbi 2000 të rinj. Loja simuluese është një nga projektet më të suksesshme për të rinjtë.

Në vazhdimësi të kësaj ideje Fondacioni “Friedrich Ebert“ organizon projektin e gjashtë “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2019. Ky projekt ka për synim mbështetjen dhe promovimin e të rinjve në politikën vendore. Të rinjtë në Shqipëri përbëjnë sot pjesën më të madhe dhe vitale të shoqërisë. Nevoja për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit dhe pjesëmarrjes në jetën komunitare dhe proceset vendim marrëse e bëjne të domosdoshme përfshirjen sa më të madhe të të rinjve. Projekti “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë”, synon nxitjen e të rinjve dhe fuqizimin e kapaciteteve rinore për të qënë aktorë dhe faktorë kryesorë në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Suksesi i këtij projekti në 9 vitet e zbatimit në Shqipëri  shënon një hap kuptimplotë në përfshirjen reale të të rinjve në proceset vendim marrëse për çështjet që prekin në mënyrë direkte dhe indirekte jetën e tyre.

Projekti “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2019, është një mundësi e mirë për të thelluar njohuritë dhe kapacitetet politike të të rinjve për të qënë pjesë e politikës vendore. Trajnimi është planifikuar të zhvillohet në Tiranë, në datat 21-25 Nëntor 2019. Aplikimi hapet në datën 21 Tetor dhe mbyllet në 5 Nëntor. Më poshtë do të gjeni linkun ku mund të shkarkoni formularin e aplikimit në webisite zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert. Në këtë projekt do të pranohen aplikimet e të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnimet  e “Lojës Simuluese Politika Vendore, Pa Rini nuk ka Shtet” përgjate vitit 2018-2019 dhe të rinjve që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë në projektin e vitit të kaluar.

Ju lutem klikoni në linkun APLIKO për të shkarkuar formularin e aplikimit dhe dergojeni aplikimin me subjektin: "Aplikimi FES" në një nga adresat e mëposhtme: 

 

Duke ju uruar suksese

Stafi organizativ:

Rezarta Ajazaj         rezarta.ajazaj(at)fes-tirana.org
Zoica Bardhi            
zoica.bardhi(at)gmail.com
Albana Zeqaj          
albanakulari(at)yahoo.com


*Aplikimi është i vlefshëm vetëm për të rinjtë që kanë qenë pjesë e trajnimit: “Loja Simuluese mbi Politikën Vendore,- Pa Rini nuk ka Shtet!”

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tirana

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

back to top