Wednesday, 06.03.19 - Libraria “Tirana Times”

Studimi “Rinia Shqiptare 2018/2019”

Fondacioni “Friedrich Ebert” promovoi në dt. 06 Mars 2019, studimin me titull “Rinia Shqiptare 2018/2019”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Fondacioni “Friedrich Ebert” promovoi në dt. 06 Mars 2019, studimin me titull “Rinia Shqiptare 2018/2019”. Ky studim, është realizuar në kuadër të një iniciative rajonale, e kryer njëkohësisht në 10 shtete të Evropës Jug-Lindore, përkatësisht ato të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Rumanisë, Bosnje-Herzegovinës, Serbisë, Koracisë, Sllovenisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Studimi Rinia Shqiptare 2018/2019 vjen pas dy botimeve me po të njëjtin titull dhe fokus të vitit 2011 dhe 2015. Ky studim trajton tema të tilla si; Koha e lirë dhe stili i jetës; Vlerat, feja dhe besimi; Familja dhe shoqëria; Mobiliteti; Arsimi; Punësimi; Politika; si dhe raportet me BE dhe ato të rajonit.

Sondazhi është kryer me një kampion kombëtar prej 1.200 te rinjsh të intervistuar prej moshës 14 – 29 vjec.

Autorët e studimit, Znj. Alba Çela dhe Z. Geron Kamberi ndanë me pjesëmarrësit gjetjet kryesore të studimit. Z. Olti Rrumbullaku, përfaqësues i IDRA-s, ndau me të pranishmit metodologjinë e përdorur dhe disa të dhëna kryesore krahasuese mes vende të përmendura më sipër.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim