- Web-Seminar

Raport i aktivitetit për zbatimin e projektit: “Komunikimi i negociatave për anëtarësimin në BE”

Forumi i Politikave të Integrimit prej prillit të këtij viti është duke zbatuar projektin “Komunikimi i negociatave për anëtarësimin në BE”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Forumi i Politikave të Integrimit prej prillit të këtij viti është duke zbatuar projektin “Komunikimi i negociatave për anëtarësimin në BE”. Ne menduam se ky projekt ishte i nevojshëm sepse pandemia e COVID-19 dhe ndodhitë e tjera politike rrëmbyen vëmendjen e këtij zhvillimi dhe është rreziku që zhvillimet ekonomike e politike të ndikojnë që vëmendja ndaj këtij procesi të mos jetë e mjaftueshme.

Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, në kuadër të mbështetjes për proceset integruese vendosi të na mbështesë financiarisht në këtë sipërmarrje.

Projekti synon të mbajë të ushqyer me informacion publikun për një periudhë 8-mujore, duke shpresuar që do të nxisë debate e komunikime përtej atyre që janë produkti direkt i këtij projekti.

Një seri prej dhjetë bisedash në zoom janë planifikuar të realizohen me profesionistë e përfaqësues institucionesh që kanë zë e domethënie për procesin e negociatave kanë qenë e do të jenë të ftuar. Deri më tani ne kemi zhvilluar katër prej tyre.

Në bisedën tonë të parë, më 7 maj 2020,  patëm të ftuar drejtoreshën e fondacionit Friedrich Ebert, social demokraten gjermane Stine Klapper pwr tw folur mbi “Dimensionin Social të zgjerimit”. Solidariteti social, një ndër parimet themelore të social demokracisë, ishin pjesë e prezantimit të krahasuar të këtyre parimeve në Gjermani e në veprimin e ndikimin e BE-së dhe më tej si duket ai në vëzhgimin e realitetit shqiptar nga këndvështrimi i një vëzhguesi politik jo-shqiptar. Implikimet e pandemisë dhe sfidat e saj për njerëzit e institucionet, përfshirë ndër to shoqërinë civile, ishin tematikat ku diskutimet u ndalën më gjatë.

Takimi ynë i dytë, me titull “Rëndësia e reformës në drejtësi për negociatat me BE-në” u mbajt më 28 maj 2020, dhe ishte me zonjën Fjoralba Caka, zv. Ministre e Drejtësisë dhe njohëse e mirë e proceseve integruese si dhe pjesë e ekipeve shqiptare të angazhuara  edhe me zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit edhe me ekipet e krijuara rishtasi për negociat. Znj. Caka bëri një prezantim të procesit, dinamikave që mund ta shoqërojnë atë, si dhe vështirësive që do të duhen adresuar para se të shohim zhvillime të tjera. Diskutimet me zonjën Caka patën në qendër problematikat e reformës  në drejtësi, zhvillimet në përafrimin e legjislacionit dhe strukturën negociatore ashtu edhe rolin e shoqërisë civile etj.

Zoti Sokol Dedja, zv. ministër i punëve të jashtme, ishte i ftuar në takimin tonë të tretë, më 11 qershor 2020, takimi mbante titullin “Negociatat, problematikat dhe qasja shqiptare” e kishte në qëllim të trajtonte ‘çeljen e negociatave” nga këndvështrime të ndryshme e të thellohej në procese lokale, rajonale e europiane që do të kenë një ndikim në negociata. Biseda me zotin Dedja u ndal në marrë marrëdhëien e ngritur për procesin mes institucioneve shtetërore e shoqërisë civile, në dinamikat negociatore e pritshmëritë.

Biseda e katërt me titull “Sfidat gjatë procesit të integrimit për industritë prodhuese shqiptare”, e zhvilluar në 2 korrik 2020, ishte me zotin Alban Zusi, president i Shoqatës Shqiptare të Industrialistëve Ushqimorë solli një kënd tjetër në qasjen e diskutimeve tona. Zoti Zusi prezantoi problematikat me të cilat ballafaqohen prodhuesit shqiptarë, si në arritjen e standarteve të kërkuara nga BE në prodhime të caktuara, ashtu edhe në ndikimin e pritshëm që do të ketë përfshirja e mëtejshme e tregut shqiptar në atë europian, hapat që duhet të ndërmarrë industria shqiptare dhe shtëti shqiptar për të mundësuar një lehtësim të rritjes së konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare në kontekstin e zhvillimeve integruese.

Të gjitha bisedat patën vëmendje dhe zgjuan interes e diskutime. Një mesatare prej 25-35 të rinjsh, profesionistësh e aktivistësh kanë ndjekur bisedat.

Të tjera aktivitete të projektit përfshijnë përgatitjen e shkrimeve që informojnë e analizojnë  dinamikat vendore, rajonale e europiane në procesin e pranimit e integrimit në BE, duhet të prezantojnë lexuesit me risi dhe këndvështrime inovatore, do të jenë në shërbim të profesionistëve, institucioneve e publikut një kuptim më të plotë e një qasje më efikase ndaj negociatave.

Thirrjet për këto shkrime janë shpërndarë ndër profesionistë e aktivistë të fushës e një numër prej tyre janë marrë e janë në proces të komunikimit e komentimit me bashkëpunëtorët e FPI. 

Ndërkohë pjesë e aktivitetit të FPI-së ka qenë konsolidimi i ekipit të angazhuar për zbatimin  e projektit, realizimi i një fushate informuese që konsiston në përcjelljen e informacioneve për procesin nga institucionet europiane, mbajtja e komunikimeve me rrjetin e bashkëpunëtorëve të FPI,  etj.   

7 Maj 2020 - Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Friedrich Ebert Stiftung – zyra e Tiranës,

“Dimensionin Social të zgjerimit”

www.eupolicyhub.eu/dimensionet-sociale-te-zgjerimit-te-be-se-nje-takim-me-znj-stine-klapper-drejtoreshe-e-friedrich-ebert-stiftung-tirana/

28 Maj 2020 - Znj. Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë 

“Rëndësia e reformës në drejtësi për negociatat me BE-në” www.eupolicyhub.eu/rendesia-e-reformes-ne-drejtesi-ne-negociatat-me-be-ne-nje-takim-me-znj-fjoralba-caka-zv-ministre-e-drejtesise/

11 Qershor 2020 – z. Sokol Dedja,  Zv/Ministër i Punëve të Jashtme 

Negociatat, problematikat dhe qasja shqiptare

www.eupolicyhub.eu/negociatat-per-anetaresimin-ne-be-dhe-sfidat-e-shqiperise-nje-takim-me-z-sokol-dedja-zv-ministrin-e-ministrise-per-evropen-e-punet-e-jashtme/

2 korrik 2020 – z. Alban Zusi, President shoqata e industrialistëve ushqimorë

Sfidat gjatë procesit të integrimit për industritë prodhuese shqiptare”

Shkrime

www.eupolicyhub.eu/2489-2/

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim