“Planet lokale të veprimit për rininë në 12 qarqe të Shqipërisë”

“Planet lokale të veprimit për rininë në 12 qarqe të Shqipërisë” përbëjnë një projekt afatgjatë bashkëpunimi mes Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES) dhe Kongresit Rinër Kombëtar (KRK) me qëllim mbështetjen e rinisë dhe nxitjen e dialogut të strukturuar duke krijuar politika të dedikuara për rininë në nivel lokal.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

“Planet lokale të veprimit për rininë në 12 qarqe të Shqipërisë” përbëjnë një projekt afatgjatë bashkëpunimi mes Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES) dhe Kongresit Rinër Kombëtar (KRK) me qëllim mbështetjen e rinisë dhe nxitjen e dialogut të strukturuar duke krijuar politika të dedikuara për rininë në nivel lokal. 

Këto politika synohet të jenë në harmoni me politikat rinore në nivel kombëtar e më gjerë.

Përgjatë vitit 2019 u ndërtuan 12 plane lokale të veprimit për rininë në bashkëpunim me 12 bashkitë e përfshira në projekt, që konsoliduan më tej marrëdhënien e besimit midis organizatave rinore lokale dhe bashkive përkatëse, duke krijuar bazën për një punë të përbashkët në adresimin e sfidave që të rinjtë hasin në nivelin lokal, me fokus të veçantë në arsim, punësim, pjesëmarrje, mënyrë jetese të shëndetshme, sigurinë sociale dhe aderimin ne BE.

Për vitin 2020, së bashku do të punojmë për të konsoliduar me tej dhe zgjeruar shtrirjen e zbatimit të planeve të veprimit për rininë. Gjatë këtij viti, projekti do të fokusohet në nxitjen e punësimit të të rinjve. 

Së bashku me përfaqësuesit e institucioneve lokale, organizatat rinore aktive në nivel lokal, ekspertët në fushën e punësimit dhe partnerët ndërkombëtarë do të realizojmë 12 masterplane lokale mbi nxitjen e punësimit të të rinjve në 12 qarqe të Shqipërisë.

Vizioni i këtij projekti afatgjatë vazhdon të mbetet një sfidë për t’u përmbushur. Ai konsiston në bashkëpunimin e ndërsjelltë me këshillat bashkiakë dhe administratat e bashkive, si edhe partnerëve ndërkombëtarë në përkthimin e këtyre planeve në hapa konkrete dhe rezultate të prekshme për të rinjtë.

Planet lokale të veprimit për rininë 2020-2023 në të 12 rrethet e Shqipërisë:

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim