- Botim studimor

Menaxhimi i stresit në vendin e punës

Në vitin 2019 Fondacioni “Friedrich Ebert“ dhe Olof Palme International Center ndërmorrën studimin mbi nivelin e stresit dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij.

Foto: FES Tirana

Në vitin 2019 Fondacioni “Friedrich Ebert“ dhe Olof Palme International Center ndërmorrën studimin mbi nivelin e stresit dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Për më shumë mbi studimin ju lutem klikoni linkun  http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15989.pdf

Në këtë studim gjetjet treguan që punëmarrësit shqiptarë përjetojnë një nivel të konsiderueshëm stresi në vendin e punës. Për këtë arsye u pa me vend hartimi i një manuali, i cili përmban informacion mbi natyrën e stresit në vendin e punës, shkaqet që e nxisin atë si dhe pasojat që shkakton ai te punëmarrësit dhe instituticionet.

Manuali përmban një strategji për identifikimin e stresit në vendin e punës si dhe këshilla për menaxhimin  e disa faktorëve, të cilat janë provuar se rrisin nivelit e stresit te punëmarrësit shqiptarë.

Ky manual është i vlefshëm si për punëdhënësit dhe menaxherët ashtu edhe për punonjësit sepse ata duhet të jenë të vetëdijshëm mbi efektet negative të stresit në vendin e punës si dhe duhet të zhvillojnë aftësitë e duhura për ta menaxhuar atë në mënyrë sa më efektive.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim