Thursday, 31.10.19 to Sunday, 17.11.19 - Rogner Hotel Tirana

Edicioni i katërt i Akademisë për Demokraci Sociale të Fondacionit Friedrich Ebert

Edicioni i katërt i Akademisë për Demokraci Sociale të Fondacionit Friedrich Ebert u mbajt në Tiranë në 31 Tetor - 03 Nentor dhe 14 - 17 Nëntor 2019.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Edicioni i katërt i Akademisë për Demokraci Sociale të Fondacionit Friedrich Ebert u mbajt në Tiranë në 31 Tetor - 03 Nentor dhe 14 - 17 Nëntor 2019.

22 të rinj pjesëmarrës me orientim socialdemokrat, nga një larmi fushash studimi dhe profesionale u përzgjodhën të marrin pjesë në Akademinë për demokraci sociale të këtij viti.

Qëllimi i kësaj akademie është të trajnojë të rinj me orientim socialdemokrat, dhe veçanërisht ata që janë të angazhuar politikisht ose synojnë të përfshihen në jetën shoqërore dhe politike të vendit.

Akademia mbuloi një gamë të gjerë temash nga temat ekonomike në ato politike, politika e jashtme dhe e brendshme, etj.

Në hapje të sesionit të parë të akademisë në 31 tetor drejtuesja e Fondacionit në Shqipëri Znj. Stine Klapper dhe koordinatorja e programit, znj. Rezarta Ajazaj shpjeguan rëndësinë e kësaj akademie, vlerat socialdemokrate si edhe modelet e mira që demokracia sociale ofron për zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Nëpërmjet prezantimeve të lektorëve vendas dhe të huaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen dhe të marrin njohuri praktike mbi vlerat e demokracisë sociale dhe aplikimet e saj në të gjitha sferat e zhvillimit të vendit.

Modulet lejuan shkëmbimin e ideve me ekspertë kryesorë, si politikanë, pedagogë nga universitetet, drejtorë e kërkues nga organizata e institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Lektorë dhe ekspertë vendas dhe të huaj iu dhanë pjesëmarrësve një “panoramë” kombëtare dhe ndërkombëtare të peisazhit politik.

 

Cështje të ndryshme u përfshinë në module kryesore, përkatësisht:

Bazat e demokracisë sociale

Demokracia, Pjesëmarrja dhe Transparenca

Ekonomia dhe Demokracia Sociale

Sindikatat dhe Demokracia Sociale

Paqja dhe Siguria në Evropën Sociale

Komunikimi politik

Media masive dhe lëvizjet shoqërore

Shteti i Mirëqenies, Drejtësia Sociale dhe Demokracia Sociale

Modeli Social Evropian dhe Integrimi në BE

Rinia dhe Demokracia Sociale

 

Akademia për Demokraci Sociale u mbyll me një vlerësim të përgjithshëm të Akademisë. Zonja Klapper ndau rëndësinë që këto lloj aktivitetesh kanë në krijimin e rrjeteve të reja të të rinjve që punojnë së bashku për të trajtuar çështjet sociale në një mënyrë më të informuar dhe profesionale.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim