- Botim studimor

“E Majta.” Mendimi Politik / Profile Biografike

“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë u bënë bashkë në një projekt serioz dhe sfidues që ndriçon këtë aspekt të historisë sonë të afërt.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë u bënë bashkë në një projekt serioz dhe sfidues që ndriçon këtë aspekt të historisë sonë të afërt. Dhjetë intelektualë të mirënjohur, filozofë, gazetarë, mendimtarë e përkthyes, shkrimtarë e njohës shumë të mirë të dinamikave në vend e jashtë tij u morën në studim nga një ekip i nivelit të lartë akademik.

4475 faqe dokumente u deklasifikuan nga AIDSSH dhe u vunë në dispozicion të gjashtë studiuesve që iu qasën në mënyrë shumëdisiplinare profileve të përzgjedhura, duke riskicuar në të njëjtën kohë tablonë e mendimit politik të së majtës në Shqipëri, në kuadër të mendimit politik botëror të së majtës përgjatë shekullit XX.

Sejfulla Malëshova, Konstandin Çekrezi, Tajar Zavalani, Musine Kokalari, Isuf Luzaj, Skënder Luarasi, Petro Marko, Xhavit Qesja, Isuf Keçi, Zef Mala e të tjerë janë personalitete që u frymëzuan nga aspiratat për drejtësi shoqërore dhe punuan për ta ngritur e formësuar të majtën në vend, si e majtë europiane.

Njohja me historitë e tyre jetësore dhe jo vetëm, i shërben së sotmes, po aq sa të nesëmes sonë, duke mbajtur parasysh që:

- Ideologjitë janë fluide. Kjo vlen si për bindjet ideologjike personale, edhe për interpretimet më të zgjeruara. Mendimi politik i majtë u zhvillua gjatë shekullit të kaluar e vazhdon të zhvillohet ende sot. Ai është tejet pluralist e vjen në një pafundësi formash, si në përkufizime, ashtu edhe në praktikë. Idetë dhe materializimi i tyre e marrin formën prej kontekstit, ndërsa u përgjigjen zhvillimeve historike, shoqërore dhe ekonomike.

- Struktura ka rëndësi, por individët mbajnë përgjegjësi – ata kanë përgjegjësinë për të vepruar a reaguar. Historia shqiptare mori një kthesë të tmerrshme gjatë regjimit të Hoxhës. Megjithatë, jo të gjithë e ndoqën pas...

Botimi që kemi kënaqësinë të prezantojmë sot është ftesë për reflektim dhe mundësi që shoqëria e të rinjtë të njihen me individë me identitet politik të qartë, të përcaktuar dhe të dallueshëm, që janë pjesë e trashëgimisë historike të Shqipërisë.​

Materialin e plotë në PDF mund ta shkarkoni këtu

 

 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim