Akademia për Edukimin Politik dhe Zgjedhor: Rinia dhe Zgjedhjet 2021

Fondacioni-Friedrich-Ebert,Kongresi Rinor Kombëtar dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien në partneritet me Euronews Albania organizojnë së bashku Akademinë e Edukimit Politik dhe Zgjedhor, në kuadër të iniciativës "Rinia dhe zgjedhjet 2021". FES fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e platformës.

Fondacioni-Friedrich-Ebert,Kongresi Rinor Kombëtar dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien në partneritet me Euronews Albania organizojnë së bashku Akademinë e Edukimit Politik dhe Zgjedhor, në kuadër të iniciativës "Rinia dhe zgjedhjet 2021". FES fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e platformës.

Më poshtë gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm:

Në kuadrin e iniciativës “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, hapet thirrja për të zgjedhur 12 të rinj aktivë me përvojë në debate. Këta të rinj do të ndjekin Akademinë e Edukimit Politik dhe zgjedhor e më pas do të paraqiten në episodet e debateve televizive në Euronews Albania përballë kandidatëve për anëtarë të parlamentit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Për këtë arsye, nëse jeni një i ri energjik dhe i motivuar, keni në qëndër të mendimit tuaj vlerat themelore demokratike, idetë dhe besimet që e bëjnë një shoqëri të drejtë, duke përfshirë vendimmarrjen demokratike, lirinë e fjalës, drejtësinë sociale, barazinë dhe ndër të tjera integritetin, atëherë kjo është platforma e duhur për ju.

Pjesëmarrja juaj do t’ju sjellë:

- Ndikim të drejtpërdrejtë të mendimit, veprimtarisë dhe potencialisht të politikave që kandidatët do të zbatojnë nëse zgjidhen;

- Njohuri të vlefshme për t’u bërë një individ kontribues në shoqëri;

- Aftësi të thelluara të mendimit kritik, komunikimit, debatimit, zbatimit të mendimit tuaj, etj;

Për të marrë pjesë dhe për t’u bashkuar me këtë mundësi, duhet të jeni: 

- Një i/e ri/re midis moshës 21 dhe 29 vjeç; 

- Me përvojë në debate; 

- I/e diplomuar minimalisht në arsimin e mesëm; 

- Një i ri me përvojë dhe eksperiencë të provuar aktivizmi në komunitet, levizje rinore, organizata të shoqërisë civile, forume rinore të partive politike, këshilla studentorë ose aktivizëm brenda shkollave apo mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar;

Nëse PO atëherë TANI është momenti për të aplikuar! 

https://www.fes.de/lnk/410

Ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm dhe dërgoni një video ku prezantoni veten dhe motivin e aplikimit duke përfshirë të dhëna mbi edukimin, punësimin dhe eksperiencat në aktivizëm dhe debate në 1-3 minuta në info@krk.al 

Shpjegim:  Thirrja do të jetë e hapur për 7 ditë, dhe mënjëherë pas mbledhjes së jurisë dhe vlerësimit, do t’ju komunikohet rezultati.

Para zhvillimit të puntatave të debateve televizive do të zhvillohet Akademia e Edukimit Politik gjatë dy fundjavave të fundit të muajit shkurt ku pjesëmarrja e të përzgjedhurve është e detyrueshme.

Data të rëndësisshme: 

- 16 shkurt në mesnatë -> mbyllja e aplikimit

- 19-20-21 & 26-27-28 shkurt -> datat e Akademisë së Edukimit Politik

- Mars-Prill -> 6 Episode debatesh televizive

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim