- Web-Seminar

Akademia për Demokracinë Sociale: Angazhimi dhe edukimi i të rinjve shqiptarë mbi demokracinë sociale

Fondacioni Friedrich Ebert organizoi edhe këtë vit aktivitetin e kthyer në një nga shtyllat kryesore të punës për fuqizimin e të rinjve dhe edukimin mbi mirëqeverisjen: Akademia për Demokracinë Sociale.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Fondacioni Friedrich Ebert organizoi edhe këtë vit aktivitetin e kthyer në një nga shtyllat kryesore të punës për fuqizimin e të rinjve dhe edukimin mbi mirëqeverisjen: Akademia për Demokracinë Sociale.

Ky aktivitet u ndikua prej kufizimeve të imponuara nga masat e marra për përballimin e pandemisë së COVID19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, aktiviteti u zhvilluar në platformën “Zoom”. Pjesëmarrja ishte mjaft e larmishme duke përfshirë të rinj të angazhuar në organizata të shoqërisë civile, kauza publike, organizma partiake dhe studentë të profileve të ndryshme, por me një interes të veçantë për vendimarrjen dhe politikat socialdemokrate. Përzgjedhja e tyre u krye nëpërmjet intervistimeve individuale duke respektuar masat dhe distancimet e nevojshme. Nga dhjetra aplikime numri final i pjesëmarrësve ishte 17 dhe moshat e tyre varionin nga 20 vjeç deri në 28 vjeç.

Akademia për Social Demokracinë u zhvillua gjatë datave 31 tetor 2020 dhe 23 nëntor 2020. Temat kryesore që mbuloi edicioni i këtij viti ishin në fushën e demokracisë, ekonomisë, mirëqeverisjes, integrimit europian, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Sigurisht, tema e pandemisë së COVID19 dhe pasojat që ajo pati në të gjitha sferat e jetës publike ishte qasja e re e këtij viti, e cila u trajtua në të gjitha sesionet. Bazat e Social Demokracisë u trajtuan ditën e pare nga Z. Hermann Bock, Seminar Leader for the ASD at FES-Germany, dhe aplikimi i politikave të tyre në Shqipëri u diskutua në sesionin pasardhës nga hulumtuesi Z.Endrit Shabani dhe Drejtoresha e Fondacionit “Qemal Stafa”, Znj. Teuta Vodo. 

Temat e demokracisë, pjesëmarrjes dhe transparencës u trajtuan nën analizën e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit për Studime Politike, Z. Afrim Krasniqi dhe Drejtoresha e FES Tirana Znj. Stine Klapper.

Modelet ekonomike dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore ishit temat e mbuluara nga Prof. Ardian Civici; Znj. Selma Sehovic, Menaxhere Projektesh dhe paneli i diskutimit mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin bujqësor në Shqipëri me Zv Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Ornela Cuci dhe Znj. Frida Krifca, Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Z. Selami Xhepa. Mjaft pasuruese ishin edhe prezantimet e mbajtur nga Dr. Sebastian Voigt,

Znj. Hyqmete Daja, Presidente e Sindikatës së Tipografisë dhe z. Renato Mucaj, President i Sindikatës së Post-Telekomunikacionit.

Politikat e sigurisë dhe komunikimi politik ishin shtyllat kryesore të javës së tretë të Akademisë mbi Social Demokracinë të organizuar nga FES Tirana.

Këto tema u trajtuan nga znj. Nicole Renvert, eksperte ndërkombëtare mbi politikat e sigurisë dhe Z. Arjan Dyrshimi, ekspert vendas në ceshtjet e sigurisë. 

Neritan Sejamini, Krye Editor i Exit.al vazhdoi javën e tretë të Akademisë, me analizën e tij mbi komunikimin politik dhe karakteristikat kryesore të tij. Disa aplikime të atyre parimeve të komunikimit politik u diskutuan edhe me z. Ejen Xhafa, Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Bekim Shehu dhe Z. Alteo Hysi, specialistë të komunikimit politik.

Sesionet e dates 22 nëntor patën në fokus modelet e ndryshme të reformave të kryera në funksion të shtetit të mirëqenies sociale dhe integrimit europian. Znj. Merita Xhumari, lektore në Unviersitetin e Tiranës, Z. Ardian Haçkaj, drejtor i CDI-së dhe eksperti Geron Kamberi diskutuan mbi reformat e kryer ne kuader te modelit social europian, procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe kontributin që mund të japë shoqëria civile në këto procese.

Dita e fundit e Akademisë për Social Demokracinë iu dedikua tërësisht diskutimit mbi lëvizjet rinore, të cilat kanë prodhuar edhe ndryshime të terrenit politik në të gjithë botën. Yvonne Lehmann, eksperte e çështjeve rinore pranë FES Berlin dhe paneli i diskutimit me Stine Klapper (Drejtoresha e FES Tirana), Dafina Peci (Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Glindxhet Madhi (Kryetar i FRES Tiranë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak) diskutuan në detaje lëvizjet rinore në Evropë dhe angazhimin politik dhe social të të rinjve edhe në vendin tonë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Kajo Karafili 
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim