Fondacioni Friedrich Ebert
Zyra e Tiranës

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të
Kutia Postare 1418
Tiranë, ALBANIA

Telefoni: +355 (0)4 22 50 986
             +355 (0)4 22 62 067

E-Mail: info@fes-tirana.org
www.fes-tirana.org

"Sipas Meritës"


 FES-i në Shqipëri dhe Mediat 

Intervistat në Median Shqiptare 


Publikimet e fundit

FRIEDRICH EBERT, NJË SHTETAR SOCIALDEMOKRAT (ALB

Autori: Walter Mühlhausen
Partner:
Data e publilimit: 2016
Shkarko publikimin 

 

 

Të gjitha Publikimet i gjeni: Këtu 



www.eurospeak.al


ShtetiWeb
www.shtetiweb.org
 


Puna jonë në Shqipëri

Shoqëria Civile Aktive

Zhvillimi Ekonomik Social

Institucione Demokratike

Dialogu dhe Pjesëmarria në Botën e Punës

E Ardhmja e Rinisë

Integrimi në BE

Lexoni më shumë...


Dialogue on Globalization

www.fes-globalization.org



http://www.dw.de

 

Mirë se vini në Fondacionin Friedrich Ebert në Shqipëri

FES e ka filluar aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 1991, me një konferencë për demokracinë dhe ekonominë e tregut. Institucionet politike demokratike dhe zhvillimet social-ekonomike kanë qenë dhe do të jenë temat kryesore në aktivitetet tona. Në bashkëpunim me organizata partnere shqiptare, FES synon forcimin e një kulture politike demokratike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë nga ana sociale, në të cilin interesat dhe të drejtat e punëtorëve njihen dhe mbrohen, synon gjithashtu edhe krijimin e strukturave funksionuese shtetërore dhe një shoqëri aktive. Lexoni më shumë ...


Open call „FES-Academy for Social Democracy“

 

Deadline for application:

September 9, 2017

Venue:

Hotel Sokrat

Date of Academy

October 12-15 and 26-29, 2017

Lexoni më shumë  ...

 


Lajmet e fundit 2017

Kongresit Rinor Kombëtar V

Edhe këtë vit Fondacioni Friedrich Ebert ka mbështetur evenimentin vjetor të Kongresit Rinor Kombëtar. Me datat 5 dhe 6 Korrik 2017 u mbajt eventi i pestë të Kongresit Rinor Kombëtar në qendrën rinore të Tiranës . Ky event konsistoi në dy ditë të plota punimesh, ku dita e parë ishte një ditë suksesi për mbi 80 organizata, grupe rinore joformale dhe forume rinore të partive politike të pranishme nën ombrellën e Kongresit. Sinergjia pozitive e krijuar, diksutimet cilësore dhe prurjet e reja interesante sollën një atmosferë frymëzuese për gjithë punën që do vijojë në muajt në vazhdim. Lexoni më shumë ...


Shkolla Verore Evropiane

Shkolla Verore Evropiane hap dyert në 4 – 8 Shtator 2017, për studiues të rinj, përfaqesues të administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në #Shqipëri. Shkolla Verore Evropiane është një partneritet i Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine dhe Friedrich Ebert Foundation Tirana (FES) dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Ai synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga fusha të ndryshme, për të krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit evropian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për aplikime dhe informacion vizito: (https://goo.gl/kED5oW)


Diskursi i Integrimit Evropian në Shtypin e Shkruar Shqiptar

EU Policy Hub me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert organizoi me 31 Maj 2017 një seminar me temë “Diskursi i Integrimit Evropian në Shtypin e Shkruar Shqiptar” me studentët e Departamentit të Gazetarisë në Tiranë. Në seminar diskutuan dhe u ndanë konkluzionet e një monitorimi mbi median e shkruar dhe mbulimin e çështjeve të BE-se (https://goo.gl/dai0n9), por edhe u diskutua rreth sfidave të gazetarisë në Shqipëri.

Pas prezantimit të gjetjeve të studimit, studentët në drejtimin e profesorëve Zylftar Bregu dhe Lutfi Dervishi patën mundësinë të debatojnë rreth faktorëve që kanë ndikuar në mbulimin e varfër të ngjarjeve të integrimit evropian si edukimi në shkolla, kushtet e gazetarisë në terren dhe menaxhimi editorial. Lexoni më shumë ...


EU Policy Hub monitoron ‘integrimin’ në shtypin shqiptar”

Forumi i Politikave të Integrimit ‘EU Policy Hub’ (EUPH) se bashku me Fondacionin Friedrich Ebert dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë organizuan, ditën e martë, 28 shkurt 2017, në ambjentet e Librarisë “Tirana Times”, prezantimin e studimit më të fundit: “Diskursi i Integrimit Evropian në Shtypin e Shkruar Shqiptar”,  realizuar nga një grup kërkuesish të Forumit. Studimi bën një monitorim dhe analizim të përmbatjes së katër gazetave kryesore në vend, mbi trajtimin cilësor dhe sasior të artikujve që lidhen me integrimin evropian përgjatë periudhës Janar–Qershor 2016. Lexoni më shumë ...


Prioritet e BE-se dhe Shqipëria 

Z. Frank Hantke, drejtori i fondacionit Gjerman "Friedrich Ebert", për të folur rreth integrimit, pengesave, sfidave dhe perspektivës së Shqiptarëve.
i ftuar në emisjonin 
Diplomaticus nga Erion Kacorri, News24, 19 Janar 2017.

 


 Musine Kokalari – Muza Ime 

Në datë 12 Nëntor 2016, Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën “Musine Kokalari” dhe Bashkinë e Gjirokastrës mbajtën simpoziumin me temë “Musine Kokalari – Muza Ime”.

Musine, themeluesja e partisë së parë Social Demokrate në Shqipërinë e vitit 1943, u arrestua dhe u burgos nga rregjimi komunist. Shumë pak dihet për gruan shkrimtare dhe vlera të mëdha social – democrate, pasi gjatë 50 viteve të komunizmit, ajo u mbajt e burgosur dhe më pas e internuar dhe e destinuar të vdesë nga kanceri e lënë në mëshirë të fatit. Ajo ndërroi jetë në vitin 1983 në izolim të plotë. Lexoni më shumë ...


Kampi Rinor 2016

Më 17 deri në 21 Shtator Foundacioni Friedrich-Ebert në Tiranë organizoi në Voskopojë, Shqipëri, për herë të pestë Together in Europe – Kampi për të rinj në Voskopojë mbi "Perspektivat Social demokrate", në të cilën morrën pjesë rreth 55 të rinj nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria. Qëllimi i këtij kampi ishte që të ofrojë një hapësirë për të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit, në të cilën ata mund të mësojnë në mënyrë interaktive parimet kryesore të social demokracisë, të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, të shkëmbejnë mendime mbi problemet sociale, papunësinë e të rinjve, arsimin, krijimin e rrjeteve më të mira, për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe diversitetin kulturor. Lexoni më shumë ...


FES - 25 Vjet në Shqipëri

FES ka bërë tashmë një rrugë të gjatë në Shqipëri e cila korespondon me pluralizmin në vend. FES ka shoqëruar shoqërinë Shqiptare në 25 vjet të transizionit dhe përpiqet të investojë në zhvillimin e mjedisit social-ekonomik përmes rritjes së kapaciteteve/trajnimeve, studimeve, strategjive, rrjetëzimit, delegacioneve të ndërsjella në Gjermani e Shqipëri, dokumentave politikë, mbështetjes së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit me organizata të shoqërise civile, institucioneve publike e private, sindikatave, organizatave rinore, medias, etj. Demokratizimi i jetës politike dhe sociale në Shqipëri vazhdon të jetë angazhimi jonë për të ardhmen. Lexoni më shumë ...


EU Policy Hub Integration - Talks #ZëriIntegrimit

Friedrich Ebert Stiftung me mbështetjen e EU Policy Hub organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën "Si gjyqtarët i shpëtojnë drejtësisë?". Në këtë tryezë u diskutua artikulli investigativ i Leonard Bakillarit "Si i shpëtojnë drejtësisë gjyqtarët milioner?" publikuar nga BIRN dhe fitues i çmimit të BE-së për gazetari Hulumtuese në Shqipëri në vitin 2015. Ky artikull është një përpjekje serioze për të informuar publikun në lidhje me të ardhurat dhe asetet e disa gjyqtarëve në Shqipëri. Ky aktivitet erdhi në një moment kur po diskutohet gjerësisht reforma në sistemin e drejtesisë në Shqipëri dhe korrupsioni i gjyqtarëve është në qendër të diskutimit. Lexoni më shumë ...


Qyteti për personat me aftësi të kufizuara - Endrra të barabarta, të drejta të barabarta

Hotel Rogner, Tiranë, 27 maj 2016, 3 PM

Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Fondacionin Se Bashku dhe StudioArch organizuan tryezën e rrumbullakët "Qyteti për personat me aftësi të kufizuara". Kjo tryezë kishte për qëllim diskutimin e çështjes se aksesit për personat me aftësi të kufizuar, duke marrë si referencë për ilustrim kryeqytetin e vendit, Tiranën. Gjatë kësaj tryeze u promovua Broshura "Qyteti për personat me aftësi të kufizuara - Endrra të barabarta, të drejta te barabarta". Lexoni më shumë ...


Pa dorashka mbi arsimin profesional

Rekomandim i ngutshëm: Një politikë arsimore gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt profesionit është çelësi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Nga Frank Hantke*

Më shumë se 60% e të rinjve shqiptarë do të donin të iknin nga vendi i tyre një orë e më parë. Kjo, jo sepse ata nuk e duan më vendin e tyre, por sepse aty nuk shohin më perspektiva profesionale. Zhvillimi ekonomik i vendit mund të cilësohet më shumë si i mbetur në vend, sesa i begatë, megjithëse shumë ekspertë të huaj dhe vendas, donatorë e të tjerë, përpiqen që prej mbi 20 vite për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Por të dyja këto pohime janë anët e së njëjtës medaljeje! Lexoni më shumë ...


Konferenca me titull: “Profesionet më të kërkuara ◄►Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”

Në datën 3 Nëntor 2015 u organizua në mjediset e Tirana Business Park, Konferenca me titull: “Profesionet më të kërkuara ◄►Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”. Kjo konferencë u mundësua nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Kooperacioni Ndërkombëtar Gjerman (GIZ). Rëndësia e lartë e kësaj konference u theksua nga prezenca e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Hellmut Hofman, të cilët theksuan edhe një herë nevojën për një sistem më të mirë të edukimin dhe trajnimit profesional në Shqipëri. Ka një nevojë urgjente për një krah të kualifikuar pune në Shqipëri si nga bizneset lokale ashtu edhe ato të huaja të cilët kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe jo vetëm krah të lirë pune. Lexoni më shumë 


Debati: “Shqipëria, më afër apo më larg, BE-së?”. Të ftuar: A. Malaj, A. Nesho, F. Hantke, A. Krasniqi, D. Metollari, Gj. Hurm. 6 Tetor 2015 ChannelOneAl

 


Azili nuk është zgjidhje për shqiptarët

 Drejtori i Fondacionit Fridriech Ebert në Tiranë Z. Frank Hantke, i ftuar ne emisjonin 7pa5 - Azili nuk eshte zgjidhje per shqiptaret - 16 Shtator 2015 Vizion Plus    


90 Vjet Fondacioni Friedrich Ebert

 


Frank Hantke, drejtor i fondacionit gjerman Friedrich Ebert në një intervistë në Televizionin Shqiptar TVSH

Intervista e plotë

 

Intervista për konferencën e Vjenës në TVSH


Drejtori i Fondacionit gjerman Fridrich Erbert në A1Report. Drejtësia, merrni shembull Kroacinë

Merkel: E duam Shqipërinë në BE 

Një sistem drejtësie që funksionon redukton edhe korrupsionin. Ndaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel vuri theksin tek reforma në drejtësi si çelësi i integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu shprehet Frank Hantke, drejtor i zyrës së fondacionit “Fridrich Erbert Stiftung” në Tiranë. Lexoni më shumë ...

 

 


TRAJNIM MBI AKSESUESHMËRINË ORA 18:00, DT 27 QERSHOR, QENDRA RINORE

Fondacioni Së bashku me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), dhe në bashkëpunim me FRESSH, LRI, Forumin Rinor të FRD-së dhe PDIU-së, ju ftojnë për të marrë pjesë në trajnimin e parë për "Aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar". Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit "Ndërtimi i urave dhe ndërgjegjësimi i aktivistëve të forumeve rinore të partive politike mbi sfidat që hasin personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri".

Ky trajnim do të ndiqet nga katër të tjerë mbi punësimin, aksesin në shërbimin shëndetësor, arsimimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike dhe politike për personat me aftësi të kufizuar. 
Jeni të inkurajuar për të ndjekur të gjithë trajnimet pasi në përfundim të pjesëmarrjes suaj, do të shpërndahet një certifikatë.

Aktivistët e forumeve rinore të partive politike janë udhëheqësit e mundshëm të së ardhmes dhe është e rëndësishme që të njohin nga afër sfidat që hasin personat me aftësi të kufizuar dhe të drejtat e tyre në Shqipëri.
Ky aktivitet do të mbahet të shtunën me datë 2 qershor në orën 18:00, tek Qendra Rinore, Tiranë. 


Frank Hantke: Shit-blerja e votës, "shuplakë për integrimin e Shqipërisë. Problemi i korrupsionit, është se gjithnjë kapen peshqit e vegjël

 Ky artikull është marrë nga media elektronike TEMA online (14 Qershor 2015)

 Nga Luljeta Progni
 
Blerja e votës mund të ketë një impakt negativ në hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Drejtori i Fondacionit "Friedrich Ebert", Frank Hantke, në një intervistë për Tema TV, u shpreh se nëse vërtetohen akuzat mes forcave politike për shit-blerjen e votës, atëhere kjo do të ishte një shuplakë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më tej Hantke u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit, për të cilën tha se Shqipëria ka bërë progres, por problem mbetet mosndëshkimi i kokave.

Duhet dhe një javë për të mbërritur në ditën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Po zhvillohet një fushatë e qetë, ose më saktë e tillë është cilësuar nga forcat politike. A keni vënë re ju ndonjë detaj që e prish këtë imazh?

Nuk mund të them që ka pasur gjëra jo demokratike. Megjithatë po ti referohem pikpamjes time europiane mund të ngre disa pikpyetje. Në radhë të parë përdoret një slogan i njëjtë nga të gjitha partitë politike në rang kombëtar, dhe kjo për mua nuk është e saktë. Pasi problemet e secilit komunitet janë të ndryshme. Kjo të bën të mendosh se fushata nuk lidhet me nevojat specifike të komunitetit, por më shumë më një luftë në nivel kombëtar mes dy blloqeve politike. Gjithashtu do të doja të shtoja faktin në mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët në këtë fushatë elektorale. Ndryshe nga sa duhej të ishte, ku qytetarët do të duhet të zgjedhin këta lloj kandidatësh, duket se ka një hirearki nga lartë poshtë, nuk është vetë komuniteti por më shumë krerët e partive që kanë bërë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve. Kjo flet për një diferencë shumë të madhe, sepse ka raste kur komuniteti nuk i njeh këta kandidatë. Lexoni më shumë ... 


Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian

 Ky emisjon është marrë nga televizioni shqiptar A1 Report (13 Prill 2015)

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me partnerët tanë: ACFR, AIIS, AMI, ShtetiWeb/CDI, IDK dhe IDM, kanë kënaqësine të ndajnë me ju tri publikimet e para në kuadër të projektit afatgjatë Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian:

Këto tri publikime të para fokusohen në pikëpamjet e tri aktorëve kryesorë të demokracisë, të cilët duhet të bashkëpunojnë për arritjen e një Modeli Social Evropian: të qytetarëve, të administratës publike dhe të partive politike

Gjetjet janë mjaft interesante dhe çështja është e një rëndësie të veçantë për të gjithë shoqërinë, jo vetëm me synimin për të aderuar në Bashkimin Evropian, por më së shumti për të adaptuar një model që është dobiprurës për brezat aktualë dhe të ardhshëm. Pas konferencës lancuese më 11 Mars 2015, ne do të vijojmë me disa diskutime publike në lidhje me çështjen.


Në gjurmët e nje Modeli Social Evropian…

Në datën 11 Mars 2015, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në bashkëpunim të ngushtë me ACFR, AIIS, AMI, CDI/ShetiWeb, IDK dhe IDM, institute studimi elitare në vend, organizuan Konferencën: Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian.

Kjo konferencë u përshëndet nga Z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe nga Z. Kastriot Sulka, Drejtues i Departamentit të Punës dhe Cështjeve Sociale në Partinë Demokratike. Të dy folësit ndanë pikëpamjet e grupit parlamentar që përfaqesojnë në lidhje me përshtatjen e një modeli social evropian në Shqipëri. Organizatorët mirëpriten ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ambasadave në vend, politikanë, akademikë, përfaqësues nga administrata publike, shoqeria civile dhe media. Lexoni më shumë ...


Drejt një partneriteti për një Qytet të Qëndrueshëm dhe të Zgjuar

Më 3 dhe 4 Nëntor 2014, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Universitetin “Marin Barleti” University dhe Institutin Adriapol dhe nën patronazhin e lartë të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, organizoi një konferencë mbi risitë dhe ndryshimet në zhvillimin urban në qytetin e Durrësit. Në konferencën me titull “Drejt një partneriteti për një Qytet të Qëndryeshëm dhe të Zgjuar” morrën pjesë politikanë të nivelit të lartë dhe ekspertë ndërkombëtarë të cilët diskutuan mbi zhvillimet e ardhshme në këtë zonë.   

Objektivi i këtij forumi ishte mbledhja dhe ndarja e ideve, njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mes kërkuesve, autoriteteve publike dhe ekspertëve të cilat mund të shkrihen në një vision të përbashkët të një qyteti të zgjuar për zhvillimin e tij të qëndrueshëm dhe inteligjent. Lexoni më shumë ...


Bashkëpunimi Rajonal si një shtysë ndaj Rritjes Ekonomike dhe Qëndrueshmërisë

Më 4 Tetor 2014, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë (KSHMJ)organizuan një konferencë rajonale me titullin “Bashkëpunimi Rajonal si një shtysë ndaj Rritjes Ekonomike dhe Qëndrueshmërisë” të mbajtur në Tirana International Hotel. Konferenca u organizua si një eveniment pasardhës i Konferencës për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Gjermani në muajin Gusht. 

Fjalimet e hapjes u mbajtën nga Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, (Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë) Shkëlqesia e Saj Romana Vlahutin (Ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri) Shkëlqesia e Tij Hellmut Hoffman (Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri) dhe Profesor Rexhep Meidani (Ish President i Shqipërisë). Lexoni më shumë ...


Meet to Move – java e rinisë në Tiranë

Në kuadër të Tetorit Gjerman, të organizuar nga Ambasada Gjermane, Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Rinor Kombëtar (KRK) organizoi një seri aktivitetesh në datat 10 – 17 tetor 2014. Në këto aktivitete morën pjesë edhe përfaqësues të Rinisë Federale Gjermane (BDJR).

Aktiviteti hapës i datës 10.10.2014 u organizua në Ambasadën Gjermane. Ambasadori Hellmut Hoffmann, Frank Handke (drejtues i Fondacionit Friedrich Ebert në Tiranë) dhe Tobias Köck (nënkryetar i DBJR) nëpërmjet fjalimeve të tyre të shkurtra u uruan mirëseardhjen të ftuarve. Në fillim KRK prezantoi një spot të shkurtër filmik për punën e të rinjve, i cili ishte realizuar me ndihmën e FES. Pas një prezantimi të shkurtër të KRK të realizuar nga Dafina Peci dhe Brenton Kotorri (KRK), Elena Pici dhe Bekim Shehu (të dy përfaqësues të KRK) vijuan me moderimin e një diskutimi për temat kryesore të rinisë shqiptare. Genc Kojdheli (Drejtor i Agjencisë së Punësimit), Kejdi Mehmetaj (parlamentare), Laert Kola (Këshilltar i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë), Gjergj Buxhuku (Menaxher i Përgjithshëm i Konfindustria) dhe Tobias Köck ishin ftuar midis të tjerëve, që të diskutonin për papunësinë e të rinjve, tregun e punës të orientuar drejt së ardhmes dhe angazhimin social të të rinjve. Lexoni më shumë ...


“Një kapitull i ri për integrimin e Shqipërisë në një BE në ndryshim: Sfidat pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe politika e zgjerimit nën presidencën Italiane".

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), në bashkëpunim me Institutin Shqipëtar për Studime Ndërkombëtare organizuan më 30 Shtator 2014 një konferencë ndërkombëtare me titullin: “Një kapitull i ri për integrimin e Shqipërisë në një BE në ndryshim: Sfidat pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe politika e zgjerimit nën presidencën Italiane”. Konferenca u mbajt në Hotel Tirana.

Konferenca u mirëprit nga Ministrja për Integrimin Europian, Znj Klajda Gjosha, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Znj Majlinda Bregu, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z.Clive Rumbold, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Shkëlesia e Tij Massimo Gaiani, Zëvëndës Ambasdorja i Gjermanisë në Shqipëri Znj. Anke Holstein. Lexoni më shumë ...


Ne të gjithëve na bashkojnë probleme dhe sfida të përbashkëta

Në datat 19-22 Shtator zyra e Tiranës e Fondacionit Friedrich-Ebert organizoi në Voskopojë, Shqipëri, Kampin e dytë Veror Ndërkombëtar për të Rinj mbi "Perspektiva Social Demokrate: të rinjtë në Evropën Juglindore", në të cilën morrën pjesë mbi 60 të rinj nga Turqia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Qëllimi i këtij kampi ishte për të ofruar një kornizë për të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit në të cilat ata mund të mësojnë në mënyrë interaktive parimet kryesore të social demokracisë, të diskutonjnë mbi bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, të shkëmbejnë mendime mbi problemet sociale, papunësnë rinore, arsimin, projektet e BE-së që lidhen me të rinjtë, krijimin e rrjeteve më të mira, për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe diversitetin kulturor. Lexoni më shumë ...

Një faqe Facebook me fotot e aktivitetit, artikuj dhe mundësitë për të rinjtë mund të shihet në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/FESTiranaSummerCamp


Gratë Shqiptare dhe Integrimi Europian- Përpjekjet, Arritjet, Sfidat”

Më 17 Shtator 2014, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në një bashkëpunim të ngushtë me Forumin e Pavarur të Grave Shqiptare organizoi një konferencë me titullin:  “Gratë Shqiptare dhe Integrimi Europian- Përpjekjet, Arritjet, Sfidat”

Në konferencë morrën pjesë dy ministre, Znj Milena Harito, Ministre e Inovacionit dhe Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sporteve si dhe Këshilltarja pranë Ministrisë së Integrimit, Znj Arlinda Dega, anëtarë të parlamentit nga partitë politike të majta dhe të djathta si Znj Valentina Leskaj (deputete), Znj Mesila Doda (deputete), Znj Albana Vokshi (deputete) dhe përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile si Znj Edlira Cepani. Pjesëmarrëset në konferencë përcollën tek të pranishmit një perspektivë më të mirë jo vetëm për arritjet e deritanishme të vendit, por edhe për sfidat e të ardhmes. Lexoni më shumë ...


Kampi Veror për të rinj – Tiranë, Shqipëri. “Perspektiva social demokrate – Të rinjtë në Evropën Juglindore”

Pas suksesit të kampit veror të vitit të kaluar, Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës organizoi kampin veror me përfaqësuesit më aktivë të vitit të kaluar. Kampi veror mblodhi rreth 30 anëtarë të rinj (5 për çdo vend) në Tiranë, Shqipëri në datat nga 24 në 27 korrik 2014. Tema kryesore e këtij kampi ishte "Elitat, Demokracia dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor".

Qëllimi i këtij kampi ishte që të ofrojë një forum për të rinjtë me orientim social demokrat të kampit të mëparshëm për tu ritakuar me njëri-tjetrin, për të diskutuar mbi çështjet e qarkullimit dhe riprodhimit të Elitave, për rëndësinë dhe dilemat e angazhimit të të rinjve në politikë, për proceset e integrimit në BE të vendeve të tyre dhe kontributin e të rinjve në këto procese, për vazhdimin e diskutimit mbi bashkëpunimin rajonal në mes të rinjve dhe shkëmbimin e mendimeve mbi problemet sociale, krijimin e networkeve, për të përmirësuar të njohjen reciproke dhe diversitetin kulturor etj. Lexoni më shumë ...


Media për median

Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert ftoi në periudhën Prill – Korrik 2014 gazetarët dhe opinionistët e medias që të merrnin pjesë në debatin profesional "Media për median", me shkrime rreth prirjeve kryesore të zhvillimit të medias. Ky debat identifikon dhe analizon zhvillimet kryesore në skenën e sotme mediatike shqiptare. Debati ka qenë i hapur për komunitetin e medias: gazetarë, redaktorë, ekspertë dhe studiues që i njohin më nga afër problemet e medias. Kjo hapësirë shërben edhe si një mundësi për të informuar, diskutuar, por edhe për të reflektuar për problemet më shqetë-suese për zhvillimin e medias. Lexoni më shumë ...


BEOGRANA "Sfidat e Arsimit në Shqipëri dhe Serbi, parë nga këndvështrimi i të rinjve"

Përgjatë datave 5 – 6 Korrik 2014 Fondazioni Friedrich Ebert së bashku me Forumin Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH) në bashkëpunim me Rininë Demokratike të Serbisë (Forumi rinor i partisë më të madhe social-demokrate të Serbisë) dhe të rinjtë e Institutit Alpbach në Kosovë organizuan në Tiranë Konferencën Beograna

Ky aktivitet kishte për qëllim evidentimin, analizimin dhe zhvillimin e mendimit kritik rinor përsa i përket problematikave të përbashkëta të të rinjve të vendeve pjesëmarrëse.
Aktiviteti u konceptua në dy pjesë: një konferencë e përbashkët me tre panele, e shtrirë në harkun kohor të dy ditëve në ambientet e Akademisë së Arteve me tematikë kryesore “Sfidat e Arsimit në Shqipëri dhe Serbi, parë nga këndvështrimi i të rinjve”, si dhe një ekspozitë fotografike me përfaqësues të Alpbach Kosovë, me titull “Ku është Europa në Kosovë dhe Serbi?”. Lexoni më shumë ...


"Së bashku në Europë: Vizioni i brezit të ri – Emigracioni për arsye Punësimi"  Workshopi nr. 5 

Mbas 4 workshopesh të ndryshme të organizuara në Ohër, Tiranë, Selanik dhe Shkup në kuadër të projektit "Së bashku në Evropë: Vizioni i brezit të ri – Emigracioni për arsye Punësimi", mes liderëve të rinj të tre vendeve – Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë - dialogu dhe ndarja e përvojave të përbashkëta ka vazhduar në Tiranë nga 13-15 Qershor, 2013.

Fokusi i seminarit në Tiranë ishte Media dhe Rinia. Diskutimet kryesore janë përqendruar mbi çështjet rinore në media dhe se si ata mund të vënë në axhendën e qeverisë çështje si papunësia rinore, migracioni dhe çështje të tjera. Një dokumentar satirik u prezantua nga ekipi shqiptar mbi portretizimin e të rinjve në media. Lexoni më shumë ...


Reforma e pensioneve ne Shqiperi

Fondacioni “Friedrich Ebert” ne bashkepunim me sindikatat kryesore ne Shqiperi organizuan workshop-in me teme “Reforma e pensioneve ne Shqiperi”. Ne kete aktivitet mori pjese eksperti europian Z. Martin Hutsebaut, i ngarkuar nga Konfederata e Sindikatave Europiane (EGB)

Duke pare qe kjo reforme do te preke kryesisht anetaret aktuale te sindikates dhe mundesisht ne te ardhmen anetare te tjere te saj fondacioni „Friedrich Ebert“ ofroi kete workshop dy ditor per t‘u mundesuar te pranishmeve nje diksutim te gjere mbi reformen e propozuar nga qeveria dhe te paraqisnin verejtjet dhe propozimet e tyre  ne lidhje me kete reforme. Lexoni më shumë ... 


Workshop-i “Train of the Trainers”

Në kuadër të qëllimeve afatgjata me sindikatat, Fondacioni „Friedrich Ebert“ organizoi me 26-28 maj workshop-in e parë 3-ditor „Train of the Trainers“(trajnues të trajnuesve). Qëllimi i këtij workshopi ishte krijimi i një rrjeti multiplikatorësh për sindikatat. Ky workshop i shërben si ndërtimit të kompetencave të brëndshme të sindikatës ashtu edhe profesionalizimit të mëtejshëm të trajnimeve brënda strukturave sindikaliste. Lektorët pjesëmarrës në këtë workshop do të shërbejnë si multiplikatorë për anëtarët e sindikatave të tyre. Lexoni më shumë ...


Media në Shqipëri: Sfidat e Reformave

Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti Shqiptar i Medias organizuan në 20 Maj 2014, në Tiranë, tryezën e rrumbullakët kombëtare, ku morën pjesë aktorët kryesor dhe më me zë mbi çështjet e medias. Ky aktivitet ishte vazhdim i gjetjeve të Barometrit Ballkanik të Medias - Shqipëri 2013, i cili identifikoi problemet kryesore dhe sfidat e zhvillimit të medias në Shqipëri. 

Në këtë takim u diskutuan sfidat kryesore dhe hapat që duhen marrë për të reformuar sistemin mediatik në Shqipëri. Z. Ilir Aliaj nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, e fokusoi fjalimin e tij në Lirinë e Shprehjes dhe Medias Audiovizuale: nga legjislacioni në praktikë. Lexoni më shumë ...


Cikli i refleksioneve: “Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës!”

Në datën 15 Maj 2015, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Komunikimit dhe Hulumtimit pranë Kryeministrisë, organizuan serinë e parë të ciklit të refleksioneve “Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës” e përqëndruar në temën: “E flet gjuhën Evropiane?” Sfidat e ligjërimit publik në Shqipëri! Ky aktivitet u realizua në mjediset e Fakultetit te Shkencave Sociale në Tiranë.

Kjo konferencë u përshëndet nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Hellmut Hoffmann dhe Ambasadorja e Republikës së Francës, Znj. Christine Moro si përfaqësues të dy prej vendeve më të rëndësishëm Evropianë në krijimin, formësimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian. Lexoni më shumë ... 

Linku i FB: https://www.facebook.com 

Linku i  TVA1,  programi “Urbanika”: https://www.youtube.com


 I ftuar i emisionit "7pa5" në Vizion Plus, Drejtori i Fondacionit "Friedrich Ebert" Z. Frank Hantke, Tema - Arsimi profesional / Të mësojmë nga Gjermania

       

Drejtori i Fondacionit "Friedrich Ebert" Zyra e Tiranës ishte i ftuar me datë 14 prill 2014, në televizionin kombëtarë "Vizion Plus", në emisjonin e mëngjesit "Ora 7pa5". Tema e diskutimit ishte kryesisht mbi “Arsimin Profesional, sistemin dual Gjerman dhe sa i aplikueshëm është në Shqipëri.

Për më tepër ndiqni intervistën në YouTube


Kongresi Rinor Kombëtar II ishte një sukses shumë i madh

Më 28 Mars 2014 u zhvillua Kongresi Rinor Kombëtar II (KRK). Të ftuara ishin të gjitha organizatat rinore të Shqipërisë. Shumica e tyre, mbi 40 organizata, erdhën në kongres të përfaqësuara me dy delegatë. Përveç tyre morën pjesë mbi 20 të ftuar të tjerënga brenda dhe jashtë vendit. Mbi 100 pjesëmarrës diskutuan kështu mbi politikën rinore shqiptare dhe prioritetet e saj dhe vendosën strategji. Për këtë qëllim ishte i ftuar edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, i cili gjatë bisedave me përfaqësuesit e zgjedhur të KRK mbeti shumë i impresionuar nga përfaqësimi dhe kompetencat e të rinjve. Për këtë arsye, ai në përfundim të një debati të gjerë në Kongres sugjeroi të ftojë KRK në takime të rregullta si partnerin kyç zyrtar të qeverisë për çështjet e rinisë. Takimi i parë me përfaqësuesit e sapozgjedhur të KRK, një „Grup Bërthamë“ i përbërë prej 19 anëtarësh, do të zhvillohet në Prill. Lista e 19 anëtarëve të Grupit Bërthamë në PDF. Lexoni më shumë ...

Një faqe Facebook-u me fotot e aktivitetit, artikuj dhe mundësi për Kongresin Rinor 2 mund të aksesohet tek ky link: https://www.facebook.com/kongresirinor


Aktivitet promovues i broshures mbi “Arsimin Profesional, Zhvillimin Ekonomik, Mireqenie per Shqiperine” mundesuar nga FES dhe DIHA

Ne daten 04 Mars 2014, FES dhe DIHA organizuan nje workshop ne Shkollen Profesionale, Kamez, me qellim prezantimin e gjetjeve kryesore te konferences kombetare mbi “Arsimin Profesional, Zhvillimin Ekonomik, Mireqenie per Shqiperine” organizuar ne Tetor te vitit 2013. Me ane te ketij workshop-i, FES dhe DIHA mundesuan vazhdimesine e diskutimeve te inicuara nje vit me pare. Ne hapje te aktivitetit u prononcuan Zv-Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Z. Arbjan Mazniku si dhe Drejtoresha e Agjensise Kombetare te Arsimit dhe Formimit Profesional, Znj. Sonila Limaj. Nepermjet fjalimeve te tyre, ata informuan pjesemarresit mbi politikat shteterore te arsimit profesional dhe perqendrimin e ketij te fundit nen Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise. Gjithsesi, ne menyre te pandashme, arsimi profesional mbetet prioritet per qeverine me qellim zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit nepermjet permiresimit te sherbimeve ofruar ne profesione te ndryshme. Lexoni më shumë ...


Perspektiva e të rinjve – Një mendësi tjetër

Fondacioni Friedrich – Ebert  në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Kulturës dhe UNDP- në, ka organizuar nga data 29 – 30 Nëntor të 2013 një konferencë me temën „Perspektiva rinore – Një mendësi tjetër“. Konferenca e zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar mblodhi artist, organizata rinore, arkitektë, dizenjues dhe aktivistë me qellimin për të diskutuar mbi kulturën dhe kreativitetin si një strategji për të përhapur mesazhin e rinisë në shoqëri dhe si rrjedhojë për të nxitur fuqizimin e të rinjve si qytetar më aktive.

Një nga prioritetet e strategjisë së BE-së për të rinjtë është përfshirja e tyre në kulturë dhe promovimi i kreativitetit mes të rinjve. Mirëpo në dekaden e fundit këto dy problematika janë neglizhuar dhe asgjë konkrete nuk është ndërmarrë në lidhje me të rinjtë. Lexoni më shumë ...


“Punësimi i të rinjve – Arritjet, Sfidat dhe Rugë Përpara”

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Shoqatën “Gruaja drejt Integrimit” organizuan në datën 12 Nëntor 2013 në Pukë, Konferencën me titull “Punësimi i të rinjve – Arritjet, Sfidat dhe Rugë Përpara”.

Qëllimi i kësaj konference ishte të sjellë sëbashku partnerët lokalë në qytetin e Pukës duke u fokusuar mbi punësimin e të rinjve. Puka është një qytet periferik i Shqipërisë, me një ekonomi shumë të dobët dhe shifra të larta të papunësisë. Lexoni më shumë ... 


Zhvillimi Ekonomik ◄ Arsimi Profesional ► Mirëqënia në Shqipëri

Në datën 22 Tetor 2013, Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë (DIHA) organizuan në mjediset e Hotel Sheraton Konferencën Kombëtare me titull: Zhvillimi Ekonomik ◄ Arsimi Profesional ► Mirëqënia në Shqipëri

Rreth 260 përfaqësues të institucioneve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësues të bizneseve lokale dhe të huaja në tregun e punës si dhe përfaqësues të rrjeteve rinore aktive në Shqipëri morën pjesë në Konferencën Kombëtare. Lexoni më shumë ...

 

Apel për Vullnet të Mirë
 “Ekonomia e Shqipërisë ka nevojë për punonjës të kualifikuar!”


“Vërtet? – Studentët e gjermanistikës rrëfejnë realitetin e tyre të studimeve”

Nën këtë titull, fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me DAAD-në, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe Akademinë e Filmit e të Multimedias “Marubi”, më 17 tetor 2013 organizuan në Ambasadën Gjermane një aktivitet me studente dhe studentë nga fakultete të ndryshme në kuadër të Tetorit Gjerman.

Rreth 150 vizitorë ndoqën një program të pasur. Leitmotivi i këtij aktiviteti ishte të nxiste studentët të trajtonin së bashku dhe në mënyrë aktive probleme të ndryshme në universitete dhe në botën e punës. Lexoni më shumë ...


Perspektiva të Demokracisë Sociale: të rinjtë në Europën Juglindore

Nga datat 10-14 shtator 2013 Fondacioni Friedrich-Ebert zyra e Tiranës organizoi për herë të parë në Voskopojë, Shqipëri, Kampin Veror Ndërkombëtar për të rinj "Perspektiva të Demokracisë Sociale: të rinjtë në Europën Juglindore", në të cilën morën pjesë 50 të rinj nga Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.

Qëllimi i këtij kampi ishte që të krijojë një hapësirë për të rinjtë e vendeve të Ballkanit, ku ata mund të mësojnë në mënyrë interaktive parimet kryesore të demokracisë sociale, të diskutojnë bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, të shkëmbejnë opinione mbi problemet sociale, papunësianë e të rinjve, arsimin, projektet e BE-së që lidhen me rininë, krijimin e rrjeteve më të mira të bashkëpunimit, thellimin e njohjes reciproke dhe diversitetin kulturor. Lexoni më shumë ...

Një faqe Facebook-u me fotot e aktivitetit, artikuj dhe mundësi për të rinjtë mund të aksesohet tek ky link: https://www.facebook.com/FESTiranaSummerCamp


Takimi i parë i punës me "Core Group" të Kongresit Kombëtar Rinor

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Olof Palme International Center (OPC) organizuan në Tiranë, takimin e parë të përbashkët të punës me “Core Group” të kongresit kombëtar rinor më datë 18 qershor 2013. Në këtë takim pjesëmarrësit diskutuan dhe reflektuan mbi çështjet kyçe të trajtuara në kongresin kombëtar rinor si edhe përzgjodhen 2 çështje prioritare për të punuar dhe adresuar në punën e përbashkët në vazhdim. Lexoni më shumë ...


Trajnim për gazetarët mbi zgjedhjet parlamentare

Fondacioni "Friedrich Ebert" në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias (ISHM) organizuan në Mars dhe Prill të këtij viti, tre kurse trajnimi në lidhje me raportimin mbi zgjedhjet në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Kurset e trajnimit u organizuan në kuadrin e projektit “Trajnim për Gazetarët mbi zgjedhjet parlamentare”. Në trajnim morrën pjesë 45 gazetarë të fushës së politikës nga shtypi i shkruar dhe media elektronike. Lexoni më shumë ...


Kongresi i parë kombëtar ishte një sukses i madh

Në bashkëpunim me qendrën “Olof Palme” (OPC) FES Tirana kishte ftuar të gjitha organizatat e njohura rinore të Shqipërisë në një konferencë të përbashkët më 5 prill. Nga rreth 60 grupet e ftuara, 34 prej tyre, në pjesën më të madhe, erdhën në Tiranë me nga dy përfaqësuese ose përfaqësues. Të gjithë prezantuan punën e tyre me anë të materialeve promovuese dhe shkëmbyen informacione me njëri-tjetrin. Lexoni më shumë ...


Studimi "RINIA SHQIPTARE" - Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit për të tashmen, u lancua ne daten 28 Shkurt 2013 ne mjediset e Hotel "Tirana International".

Fondacioni Friedrich Ebert, ka bërë të mundur publikimin e botimit “Rinia Shqiptare” – Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit për të tashmen”. Duke u mbështetur në një anketim në nivel kombëtar, ky studim përpiqet të ofrojë një këndvështrim të gjerë mbi idetë, opinionet dhe përfytyrimet e rinisë lidhur me aspektet e ndryshme të saj dhe të shoqërisë shqiptare. Lexoni më shumë ...