Praktika

Një praktikë në zyrën e FES-it në Tiranë

Photo: FES / Tarek Noor

Jemi të kënaqur t'u ofrojmë studentëve dhe sapo të diplomuarve të rinj nga Shqipëria, Gjermania dhe vendet evropiane mundësinë për të përfunduar praktikën në zyrën e FES-it në Tiranë. Pikat e mëposhtme janë të një rëndësie të veçantë për ne gjatë vlerësimit të aplikimeve:

  • Një njohje e mirë e anglishtes (e domosdoshme)
  • Nëse është e mundur njohja e gjuhës lokale, Shqip (nivel i mirë)
  • Njohuri në fushat si (politika, shkenca sociale, humanitare), mundësisht tashmë në një fazë të përparuar
  • Njohuri paraprake për punën e Fondacionit Friedrich Ebert
  • Dëshirë për të përfunduar një stazh të paktën në një kohë zgjatje prej dy muajsh (në mënyrë që praktikantët të jenë në gjendje të marrin përsipër punën me ekipin tonë dhe të mësojnë se si të marrin përgjegjësinë për projektet e tyre)

Kushtet e stazhit:

  • FES-i nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi për ndonjë aksident të mundshëm ose dëmtim të shkaktuar në lidhje me praktikën
  • Pra, praktikantëve u kërkohet të ofrojnë dëshmi se ata janë të mbuluara nga sigurimet shëndetsore (sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm, sigurimi i përgjegjësisë së palës së tretë, ndoshta edhe sigurimi i aksidenteve)
  • FES-i do të ndihmojë praktikantët të gjejnë strehim të përshtatshëm etj.

Dokumentet themelore të aplikimit:

Kërkojmë që aplikantët të paraqesin aplikacionin e tyre, të përbërë nga dokumentet themelore në vijim, me email në jonida.smaja(at)fes-tirana.org në kohë të përshtatshme (mundësisht një vit më parë):

  • Një CV e detajuar, e plotësuar dhe një foto personale
  • Një letër motivimi ("Pse dëshiroj të përfundoj një stazh në Fondacionin Friedrich Ebert në Tiranë")
  • Temat dhe detyrat ku aplikanti është më i interesuar
  • Kohëzgjatja e rekomanduar për praktikën (të paktën dy muaj në gjatësi)

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

Programi i Bursave i FES-it ne Gjermani

Informacion mbi Programin e Bursave mund të gjeni këtu.

më shumë

kthehu në fillim