Friedrich Ebert

Photo: AdsD/FES

Friedrich Ebert ishte Presidenti i parë i Republikës së Weimar-it nga viti 1919-1925. Ai mbrojti zhvillimin e një demokracie parlamentare, e konsideroi veten si president të të gjithë Gjermanëve dhe ishte i përkushtuar ndaj një politike të orientuar drejt balancës sociale dhe kompromisit.

I lindur në 4 Shkurt,1971, në Heidelberg, Ebert i biri i një rrobaqepësi kaloi nga shkolla fillore në tregëtinë e pajisjeve të kuajve. Gjatë viteve të kualifikimit të tij, në vitin 1889, Ebert iu bashkua Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, duke u bërë në të njëjtën kohë aktiv në sindikatën e punonjësve artizanalë.

Në vitin 1891, ai jetonte në Bremen ku më herët kishte punuar për aktivitetet e veta tregëtare dhe më pas si hotelier. Në vitin 1893, Ebert u emërua në stafin editorial të Bremer Bürgerzeitung, një degë lokale e PDS-së. Një vit më vonë, ai u zgjodh kryetar i partisë. Në të njëjtën periudhë, Ebert u zgjodh në kryesinë e lëvizjes sindikaliste të punonjësve artizanalë si dhe në këshillin e përfaqësuesve të qytetit të Bremen-it.

Në vitin 1905, Ebert u rivendos në Berlin, ku u emërua në kryesinë ekzekutive të DPS-së. Në moshën 34 vjeçare, duke qenë edhe anëtari më i ri i partisë, ai iu përkushtua kryesisht çështjeve organizative. Në vitin 1912, Ebert u zgjodh për në Reichstag, Parlamenti Imperial ndërsa Partia Social Demokratike shënoi fitoren e vet më të madhe ndonjëherë duke u bërë kështu partia më e madhe parlamentare në vend. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Ebert i cili ishte zgjedhur kryetar i PSD-së në vitin 1913, synoi por më kot të mbante të bashkuar të gjitha krahët e partisë së ndarë tashmë mbi cështje të lidhura me luftën.

Pas rënies së monarkisë Gjermane, Ebert, në vazhdën e Revolucionit të Nëntorit të vitit 1918, ushtroi për një kohë të shkurtër, detyrën e Kancelarit Imperial (Reichskanzler). Ai ia arriti të parandalonte ngritjen e një sistemi qeverisjeje nga këshilli i punëtorëve të frymëzuar nga modeli Sovjetik Rus, si dhe në mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin Demokratike Kombëtar Gjerman. Një gjë e tillë ishte një përkushtim i qartë përballë rezistencës, edhe në rradhët e PDS ndaj demokracisë parlamentare. Ky përkushtim vendosi bazat për krijimin e një shoqërie gjermane të bazuar në liri dhe pluralizëm

Kur u zgjodh President i Republikës në vitin 1919, iu desh të negocionte e të zgjidhte shumë kriza në një kohë kur koalicionet qeveritare po shpërbëheshin, situate ekonomike po përkeqësohej dhe vrasjet politike po helmonin atmosferën politike. Duke qenë i bindur mbi nevojën për mbrojtjen e demokracisë së re parlamentare të Gjermanisë, Ebert morri disa vendime jo popullore dhe u bë subjekt i shpifjeve dhe fyerjeve, disa prej të cilave ishin personale. Megjithatë, në një pikë ai ishte i pamposhtur: “Demokracia ka nevojë për demokratë”.

Fondacioni Friedrich Ebert u themelua në vitin 1925 pas vdekjes së tij të parakohshme, dhe në këtë fondacion jeton edhe sot trashëgimia politike e Ebert.  

Video: 90 years Friedrich-Ebert-Stiftung

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim