Wednesday, 04.10.17 - Hotel Tirana Internacional

„Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri„

Fondacioni Friedrich Ebert se bashku me Qendren Shqiptare per Qeverisje te Mire ka organizuar nje forum mbi temen „Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri„

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Fondacioni Friedrich Ebert se bashku me Qendren Shqiptare per Qeverisje te Mire ka organizuar nje forum mbi temen „Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri„.

Siguria Kibernetike u bërë një nga temet më të rendsishme në fushen e sigurisë kombetare nga vendet anëtare në NATO, dhe jo-anëtareve gjithashtu.

Shqipëria, vend anëtar në NATO, kandidat për anëtarësim në BE dhe në partneritet të ngushtë strategjik me SHBA, nuk është përgjegjëse dhe e sfiduar vetëm për sigurinë e saj të brendshme kombëtare, por edhe për sigurinë e miqve dhe partnerëve të saj. Si anëtare e koalicionit kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, apo si pjesë e strukturave të tjera të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe BE-së, Shqipëria jep kontributin e saj modest, në kuadër të sigurisë kolektive. Por, një detyrë akoma më të madhe, më sfiduese dhe komplekse ajo e ka dhe do ta ketë në ballafaqimet me sfidat e sigurisë së saj të brendshme sot dhe në të ardhmen. Sa më e konsoliduar siguria e brendshme e Shqipërisë, aq më e sigurtë është edhe një pjesë e hartës së NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Forumi perfshinte tre panele me ekspertë nga vendi dhe nga Gjermania për një debat të hapur dhe profesional. Po ashtu, përfaqësues të institucioneve të shtetit dhe sektorit privat, do të përcjellin politikat e sigurisë kibernetike, që janë implementuar deri tani dhe cfarë pritet në të ardhmen në këtë fushë.

Disa nga ekspertët kanë qene Z. Walter Unger (Ekspert i Lartë për Sigurinë Kibernetike), Z. Patrick O’Keeffe (Ekspert i Lartë për Sigurinë Kibernetike), Z. Sander Lleshaj (Keshilltar i KM per Sigurine Kombetare), Ylli Pjeternikaj (Prokuror: Kuadri ligjor për krimet kibernetike në Shqipëri), Hergis Jica (Ministria e Brendshme: Siguria kibernetike dhe policia e Shtetit), Rexhion Qafa (AKCESK).

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim