Thursday, 23.11.17 to Monday, 27.11.17

“Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2017

Foto: FES Tirana

 Thirrje për pjesëmarrje në projektin: “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2017    

 “Demokracisë i nevojiten demokratë!”- Friedrich Ebert

 Fondacioni “Friedrich Ebert” që prej vitit 2010 zhvillon projektin “Loja Simuluese mbi Politikën Vendore,- Pa Rini nuk ka Shtet!”. Ky projekt është aplikuar në (35) njësi të qeverisjes vendore (Bashki dhe ish-Komuna) dhe deri tani janë trajnuar mbi 1500  të rinj. Loja simuluese është një nga projektet më të suksesshme për të rinjtë.

Në vazhdimësi të kësaj ideje Fondacioni “Friedrich Ebert“ organizon projektin i katërt “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2017. Ky projekt ka për synim mbështetjen dhe promovimin e të rinjve në politikën vendore. Të rinjtë në Shqipëri përbëjnë sot pjesën më të madhe dhe vitale të shoqërisë. Nevoja për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit dhe pjesëmarrjes në jetën komunitare dhe proceset vendim-marrëse e bëjne të domosdoshme përfshirjen sa më të madhe të të rinjve. Projekti “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë”, synon nxitjen e të rinjve dhe fuqizimin e kapaciteteve rinore për të qënë aktorë dhe faktorë kryesorë në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Suksesi i këtij projekti në 7 vitet e zbatimit në Shqipëri  shënon një hap kuptimplotë në përfshirjen reale të të rinjve në proceset vendim-marrëse për çështjet që prekin në mënyrë direkte dhe indirekte jetën e tyre.

Projekti “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2017, është një mundësi e mirë për të thelluar njohuritë dhe kapacitetet politike të të rinjve për të qënë pjesë e politikës vendore. Trajnimi është planifikuar të zhvillohet në Tiranë, në datat 23-27 Nëntor 2017 . Pjesëmarrja në këtë projekt do të kalojë nëpërmjet 2 fazave, faza e aplikimit dhe faza e intervistimit. Mundësia e pjesëmarrjes do t’ju jepet vetëm 40 të rinjve, të cilët do të kenë kaluar me sukses fazën e aplikimit dhe të intervistimit. Në këtë projekt do të pranohen aplikimet e të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnimet  e “Lojës Simuluese Politika Vendore, Pa Rini nuk ka Shtet” përgjate vitit 2016-2017 dhe të të rinjve që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë në projektin e vitit të kaluar.

*Afati i fundit i aplikimit është data 27 Tetor 2017

Ju lutem klikoni në linkun APLIKO për të shkarkuar formularin e aplikimit dhe dergojeni aplikimin në këtë adresë: aida.dumani@fes-tirana.org

 

Ju urojmë suksese!

Stafi organizativ

Aida Dumani            aida.dumani(at)fes-tirana.org
Zoica Bardhi            zoica.bardhi(at)gmail.com
Albana Zeqaj           albanakulari(at)yahoo.com


Për të hyrë në faqen e Facebook-ut lidhur me projektin, klikoni linkun në vijim: www.facebook.com

*Aplikimi është i vlefshëm vetëm për të rinjtë që kanë qenë pjesë e trajnimit: “Loja Simuluese mbi Politikën Vendore,- Pa Rini nuk ka Shtet!”

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim