Thursday, 08.03.18 - Tirana International Hotel

“Projeksione për një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Në datë 8 Mars 2018, Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim të ngushtë me “Rrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë”, organizuan tryezën e rrubmullakët e fokusuar në “Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Në datë 8 Mars 2018, Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim të ngushtë me “Rrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë”, organizuan tryezën e rrubmullakët e fokusuar në “Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Revista “Projeksione për një Zhvillim të Qëndrueshëm” u lançua gjatë këtij aktiviteti. Revista është e para në llojin e vet, e cila përmban artikuj shkencorë të sferave të ndryshme, por të gjitha në një emërues të përbashkët, atë të Zhvillimit të Qëndrueshëm!

Autoret e artikujve janë gra në shkencë, akademike, profesoresha dhe eksperte të fushave të tyre të kërkimit. Punimet e tyre, tezat dhe projeksionet janë publikuar në revistë. FES ka mbështetur dhe bashkëpunuar me Rrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë, pasi ne besojmë se puna e tyre akademike është një vlerë e shtuar e shoqërisë sonë.  

Znj. Vasilika Hysi, nën Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së saj i kërkoi Rrjetit të bashkëpunojë ngushtësisht me komisionet parlamentare në kuadër të ekspertizës burimore të tyre në fusha të ndryshme. Ajo premtoi angazhimin e saj në lobimin e rrjetit ne nivel politikash nëpërmjet dokumentave politikë.

Rrjeti Shqiptar i Grave në Shkencë, është një grup i stabilizuar, pjesë e Qëndres Rajonale për Zhvillim të Qëndrueshëm. Në revistën “Projeksione për një Zhvillim të Qëndrueshëm” ju do të njiheni me autoret (pjesë e rrjetit) si dhe do të informoheni mbi artikujt. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim