Saturday, 12.11.16

Musine Kokalari – Muza Ime

Në datë 12 Nëntor 2016, Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën “Musine Kokalari” dhe Bashkinë e Gjirokastrës mbajtën simpoziumin me temë “Musine Kokalari – Muza Ime”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Musine, themeluesja e partisë së parë Social Demokrate në Shqipërinë e vitit 1943, u arrestua dhe u burgos nga rregjimi komunist. Shumë pak dihet për gruan shkrimtare dhe vlera të mëdha social – democrate, pasi gjatë 50 viteve të komunizmit, ajo u mbajt e burgosur dhe më pas e internuar dhe e destinuar të vdesë nga kanceri e lënë në mëshirë të fatit. Ajo ndërroi jetë në vitin 1983 në izolim të plotë.

Për të promovuar dhe njohur figurën e Musinesë, FES sëbashku me shoqatën dhe Bashkinë e Gjirokastrës, organizuam këtë aktivitet të fokusuar në shkrimet e saj, jetën personale (nëse mund të konsiderohet si e tillë), historinë e familjes, ku pjesëtarë të saj u ekzekutuan me vdekje dhe /apo u internuan nga rregjimi komunist.

Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Znj. Zamira Rami dhe drejtori i Fondacionit “Friedrich Ebert”, Z. Frank Hantke, vlerësuan figurën e Musinesë si një model për t’u vlerësuar në demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë. Publicistë, kërkues shkencorë, gazetarë dhe profesorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, të tillë si: Shyqyri Hysi, Ermelinda Kashah, Zeqir Kadriu, Bedri Zyberaj, Arqile Gjata, Aleksander Cipa, Elsa Ballauri, ndanë punët e tyre shkencore dhe tezat e përgatitura me pjesëmarrësit (që numëroheshin në më shumë se 120).

Anëtarë të familjes së Musinesë, Znj. Arjeta Kokalari (Drejtoreshë e Shoqatës – Muzeu Musine Kokalari) dhe Linda Kokalari emocionuan të pranishmit me fjalimet e tyre dhe ndanë momente të jetës me Musine Kokalarin.

Alina Wagner, një studjuese e re që ka kryer praktikën pranë zyrës së FES në Tiranë për një periudhë 3 mujore, u impresionua nga historia e Musine Kokalarit dhe gjatë kësaj kohe ajo u përqëndrua në punimin e saj në formë esse-je mbi “Musine Kokalarin dhe Social Demokracia në Shqipëri”. Ajo u frymëzua nga figura e saj si shkrimtare, politikane dhe ndau me publikun nevojën urgjente për të promovuar figurën e Musinesë në kohët e pluralizmit, për një audiencë më të gjerë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe përtej saj.

Muzeu “Musine Kokalari” do të hapet gjatë vitit që vjen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, anëtarëve të familjes, etj. Do të koincidojë me 100 vjetorin e lindjes së Musinesë dhe ne shpresojmë që vizioni i saj për një Shqipëri demokratike të përmbushet në vendin e saj.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim