Wednesday, 13.09.17 to Sunday, 17.09.17 - Hotel Adriatik, Durrës

Kampi Rinor 2017

Në datat 13 deri 17 Shtator Fondacioni Friedrich-Ebert në Tiranë organizoi për herë të pestë Together in Europe – Kampi për të rinj në Durres mbi "Perspektivat Social demokrate", në të cilën morrën pjesë 54 të rinj nga

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Në datat 13 deri 17 Shtator Fondacioni Friedrich-Ebert në Tiranë organizoi për herë të pestë Together in Europe – Kampi për të rinj në Durres mbi "Perspektivat Social demokrate", në të cilën morrën pjesë 54 të rinj nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria.

Qëllimi i këtij kampi ishte që të ofrojë një hapësirë për të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit, në të cilën ata mund të mësojnë në mënyrë interaktive parimet kryesore të social demokracisë, të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, të shkëmbejnë mendime mbi problemet sociale, papunësinë e të rinjve, arsimin, krijimin e rrjeteve më të mira për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok, dhe çështje të tjera.

Folës të njohur u ftuan për të prezantuar dhe diskutuar me pjesëmarrësit temat e ndryshme që lidhen me demokracinë sociale.

Pas një fjalimi mirëserdhjeje të Prof. Dr. Wulf Lapins, Drejtor i zyrës së FES-it në Shqipëri, Frank Morawitz përfaqësues i Zyrës së Rinisë Franko-Gjermane (OFAJ/DFJW) foli për komunikimin ndërkulturor në Ballkanin Perëndimor. Genci Kojdheli, anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë foli për Vizionin e Social Demokracisë. Ardian Hackaj, Drejtor i "Bashkëpunim dhe Zhvillim" foli për neoliberalizmin fokusuar ne Ballkan dhe sfidat e saj në një shoqëri social demokrate. Joleza Koka nga Socialistët e Rinj Evropianë dha një pasqyrë në Forumet Rinore të Partisë dhe Marrëdhëniet Ndërgjenerale, duke folur për dallimet dhe konvergjencat bazuar në moshën dhe gjininë. Frank Hantke, drejtor i zyrës së FES-it në Prishtinë dhe Shkup, referoi mbi pyetjen nëse demokracia sociale është e mundur pa demokraci. Amarildo Topi, një gazetar i Citizens Channel bëri një trajnim sit e flasësh në mënyrë efektive në public dhe komunikimin politik. Ndër të tjera, pjesëmarrësit folën për sfidat dhe mundësitë, dallimet dhe ngjashmëritë e vendeve të tyre dhe rajonin në përgjithësi, si dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për të rinjtë në Ballkan. Ky aktivitet tregon se ndarja e përvojës është një mjet thelbësor në trajtimin e problemeve që pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, në thelb, mbeten të njëjtat. Ky është konkluzion i pjesëmarrësëve pas këtij aktiviteti.

Projektet si kampi veror për të rinj konsiderohen të jenë vendimtare për shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të të rinjve në Ballkan, pasi ato mund të identifikojnë problemet e përbashkëta, të punojnë dhe të gjejnë zgjidhjen e tyre së bashku.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim