Thursday, 12.10.17 to Sunday, 29.10.17 - Tirana International Hotel

Akademia për Demokracinë Sociale

Akademia për Demokracinë Sociale ka për qëllim të sjellë orientime politiko-sociale dhe njohuri kyçe në demokracinë sociale, duke komunikuar vlerat themelore dhe politikat aktuale në nivel kombëtar, evropian dhe global në fillimet e shekullit të 21-të.

Photo: FES Tirana

Photo: FES Tirana

Photo: FES Tirana

Akademia për Demokracinë Sociale ka për qëllim të sjellë orientime politiko-sociale dhe njohuri kyçe në demokracinë sociale, duke komunikuar vlerat themelore dhe politikat aktuale në nivel kombëtar, evropian dhe global në fillimet e shekullit të 21-të.

Në edicionin e këtij viti morën pjesë 17 të rinj. Edicioni i këtij viti u nda në dy sesjone, të cilat u zhvilluan në Tiranë, në datat 12-15 dhe në 26-29 tetor. Ishte një trajnim tetë ditor ku gjashtë nga këto u zhvilluan nën frymën e një pune intensive, ku sejcila nga temat u trajtua intensivisht.

Akademia për Demokracinë Sociale solli tema të ndryshme të cilat bënë të mundur rishikimin e shumë prej çështjeve kryesore politike në vënd. Këto çështje janë përfshirë në gjashtë module kryesore, përkatësisht:

 

• Bazat e Demokracisë Sociale

• Pjesëmarrja, Publiku dhe Demokracia Sociale

• Ekonomia dhe Politika Sociale

• Shteti i mirëqenies, drejtësia sociale dhe demokracia sociale

• Evropa dhe Modeli Social Evropian

• Paqja dhe siguria në një Evropë sociale

Modulet lejuan shkëmbimin e ideve me ekspertë kryesorë, si politikanë, pedagogë nga universitetet, drejtorë e kërkues nga organizata e institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Akademia përfshinte diskutime në panel, prezantime, punë në grup, etj.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime shumë intensive, kjo bëri që ata të fitojnë njohuri të mëtejshme dhe të rrisin motivimin e tyre që në të ardhmen të marrin pjesë në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Tiranë

Rr. Abdi Toptani
Torre Drin, Kati i 3-të Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 62 067

info(at)fes-tirana.org

kthehu në fillim